Barcelona mund ta humbë garën për Estevao Willian.
Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe PSG-ja kanë hyrë në garë për ta blerë 60 milionë euro sensacionin brazilian të quajtur “Lionel Messi i vogël”.
16-vjeçari ka debutuar për ekipin e parë të Palmerias në ndeshjen e fundit të sezonit.
Ai do të largohet nga skuadra braziliane kur të mbushë 18 vjeç, në vitin 2025. Barcelona u konsiderua si favoriti për të blerë talentin brazilian, por klubet tjera janë të gatshme ta paguajnë qysh tash klauzolën e lirimit prej 60 milionë euro. Babai i tij në tetor bisedoi me Cityn, Chelsean dhe PSG-në.
Estevao me klubin brazilian ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai ka shënuar tri gola në pesë ndeshje për Përfaqësuesen U17 të Brazilit. 16-vjeçari luan si sulmues krahu.