Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mbajtur seancën e parë stërvitore të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, që do ta luajnë më 10 nëntor.
Stërvitjen e Kosovës e ka udhëhequr përzgjedhësi i përkohshëm, Primozh Gliha. Në stërvitjen e parë përveç lojtarëve të konfirmuar Lirim Kastratit, Bersant Celinës, Elbasan Rashanit e Zymer Bytyqit që kanë munguar, të pranishëm nuk kanë qenë as kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Arijanet Muriq.
Artikuj të ngjashëm