Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet për gjysmë ore fillimi i finales së Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

Është shtyrë për gjysmë ore fillimi i finales së Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.

Kjo për shkak të vazhdimeve që ndodhën në finalen e Kupës në kategorinë e femrave ndërmjet Prishtinës dhe Penzës, raporton KTV.

Finalja që do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit ishte paraparë që të fillonte në ora 19:00, kurse tani është vendosur që të nisë në ora 19:30.