Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita, shkaku i borës

Është shtyrë përballja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të mbahej sot në Kompleksin Kombëtar në Hajvali, shkaku i borës dhe akullit.

Komisioni i Garave i FFK-së ka vendosur që përballja të shtyhet për një datë tjetër.

“Komisioni i mbikëqyrjes së fushave ka konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashësi të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i Garave ka vendosur që përballja të shtyhet mes Prishtinës dhe Dritës të shtyhet për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin në faqen e Prishtinës.

Edhe të shtunën është shtyrë ndeshja mes Fushë-Kosovës e Dukagjinit shkaku i kushteve të rënda atmosferike.