Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Prishtina – Drita luhet të hënën në Lipjan

Ndeshja e shtyrë mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të hënën prej orës 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kështu ka njoftuar të dielën pasdite klubi prishtinas i futbollit.

Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, por u shty për shkak të reshjeve të borës.