Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

Ndeshja e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, që ishte paraparë të luhet të dielën, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Shtyrja ka ndodhur pas kërkesës që ka bërë Ballkani në Komisionin e Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00 ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet për një datë tjetër. Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane”, shkruan në njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së.

Ballkani po merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku ndodhet në rrethin e tretë.

Të enjten kampioni i Kosovës do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Klaskvikut të Ishujve Faroe.

Edhe Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi Futboll 1 muaj më parë Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi

Duelin e parë në Prishtinë e ka fituar ekipi nga Suahreka 3:2.

Ballkani nuk e ka luajtur as ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Llapit, shkaku i pjesëmarrjes në garat evropiane.