Ndeshja e Premier Leagues së Anglisë mes Newcastle Unitedit dhe Aston Villas, e paraparë të luhej të premten, është shtyrë për një datë tjetër, pas rritjes së “dukshme” të rasteve me COVID-19 te kompleksi stërvitor i Newcastlet, shkruan BBC.
Disa lojtarë të Newcastle Unitedit dhe anëtarë të stafit janë në vetëizolim në shtëpi pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Fusha stërvitore e klubit ka mbetur e mbyllur për të hënën dhe të martën. Newcastle ka bërë kërkesë që ndeshja e Premier Leagues, e paraparë të luhej në “Villa Park” të shtyhej. Kërkesë që është aprovuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet ndeshja Aston Villa – Everton shkaku i rasteve me koronavirus
-
Shtyhet dueli i Premier Leagues mes Burnleyt e Leicesterit
-
Premier League shtynë ndeshjen Liverpool – Leeds, shkak rastet me COVID-19
-
Shtyhen dy ndeshje tjera në Premier League shkaku i koronavirusit
-
Shtyhet edhe një tjetër ndeshje në Premier League