Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet ndeshja çerekfinale e Kupës së Gjermanisë

Çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë ndërmjet Saarbrucken dhe Moenchengladbach është anuluar, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Saarbrucken të mërkurën mbrëma.

Fusha në “Ludwigspark” ishte e mbuluar me ujë.

Përgjegjësit e fushës janë munduar që ta largojnë ujin nga fusha për ta kthyer në gjendje për t’u zhvilluar ndeshja, por ka qenë e pamundur.

Gjyqtari Florian Badstuebner e mori vendimin final për ta anuluar ndeshjen, që u desh të niste në orën 20:45.

Artikuj të ngjashëm