Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon befasia në Kupën e Gjermanisë, Saarbruckeni në gjysmëfinale

Saarbruckeni, që bën gara në kategorinë e tretë, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë të martën.

Në shtëpi, Saarbruckeni mposhti 2:1 ekipin e Bundesligës, Borussia Monchengladbachin.

Sërish fitorja e tyre u vulos me gol në minutat e fundit.

Robin Hack në minutën e tetë i dha epërsinë mysafirëve.

Por Saarbruckeni barazoi pas vetëm tre minutave përmes Amine Naifit.

Ndeshja u dominua nga Monchengladbachi në vazhdim. Por në minutat e fundit, me një kundërsulm, Kai Brunker çoi Saarbruckenin në gjysmëfinale të Kupës me një aksion që pati prekjen edhe të shqiptarit Tim Civeja.

Civeja luajti nga minuta e 67-të. Është grumbulluar për herë të parë me Shqipërinë U21 për ndeshjet e marsit.

Edhe Kaiserslauterni në finale të Kupës Futboll Kaiserslauterni në finale të Kupës

Saarbruckeni e kishte eliminuar edhe Bayernin e Eintracht Frankfurtit. 

Në gjysmëfinale luan ndaj Kaiserslauternit, që bën pjesë në Bundesliga 2. 

Në gjysmëfinalen tjetër luajnë Leverkuseni kundër Dusseldorfit.