Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet minimaratona “Vrapo edhe ti” në shenjë respekti për Vokrrin

Minimaratona për bamirësi “Vrapo edhe ti”, që pritej të mbahej nesër është shtyrë për 17 qershor në shenjë respekti për Fadil Vokrri, që sot ndërroi jetë, transmeton Koha.net.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media organizatoret e këtij minimaratone pesë kilometërshe, Afërdita Paqarada dhe Djellza Kolgeci, transmeton Koha.net.

“Njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit e ‘Minimaratona 5km’ që nesër me datën 10 qershor nuk do të mbahet aktiviteti sportiv në shenjë respekti për legjendën e sportit kosovar, Fadil Vokrri. Ajo do të mbahet më 17 qershor”, thuhet në komunikatë.