Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nesër minimaratona “Vrapo edhe ti”

Nesër do të mbahet minimaratona për bamirësi “Vrapo edhe ti”.

Përmes një komunikate për media organizatoret kanë bërë të ditur se do të ketë edhe muzikë, e vallëzim.

Në ora 11:00 do të ketë DJ dhe muzikë, në 11:15 do të bëjë katër performanca Kangoo Dance. Kurse vrapimi do të fillojë në ora 12:00. Nga ora 12:30-13:00 do të bëhet ndarja e shpërblimeve.

Më tutje thuhet se nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te rrethi i madh (Hotel Baci) dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahen aktivitete të ndryshme.

“Si vrapim unik prej 5 kilometrave minimaratona senzibilizon kauza të ndryshme dhe ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke ia bartë energjinë pozitive secilit pjesëmarrës, dhe në fund duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit. Këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohen fëmijëve talent në sport të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin në mungesë të mjeteve”, thuhet në komunikatë.

Fituesit zyrtarë do të ndahen në tri kategori dhe do të fitojnë shpërblime modeste - kategoria e femrave, meshkujve, dhe e fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm