Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

U mbajt minimiratona e Prishtinës

15:44 - Sot në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur “Mini-maratona 5 Km” e organizuar nga dy modelet kosovare Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada.

Edhe këtë vit pjesëmarrës ishin të gjithë atë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në kauzat e kësaj maratone. Me paratë që garuesit kanë blerë numrat e garës do të mundësohet një sportisti të talentuar që nuk ka mundësi të zhvillojë talentin e tij, ta ketë atë mundësi dhe ta përdorë talentin.

Organizatorët ishin mjaftë të kënaqura më mënyrën se si shkoi e gjithë maratona edhe pse ndoshta është pritur një pjesëmarrje më e madhe e garuesve.

Fitues i kësaj gare ishte atleti Tirron Mamusha i cili pa ndonjë problem përfundoi i pari në këtë gare edhe pse sipas tij konkurrenca ishte shumë e madhe.

Në fund të garës fituesit u shpërblen me shpërblimet nga organizatorët e kësaj gare ndërkaq organizatoret Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada premtuan se nuk do të ndalen dhe do të ketë edhe risi të tjera vitet e ardhshme.

Edhe Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës Sporte të tjera 9 muaj më parë Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës

12:15 - Ka nisur minimaratona që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Vrapuesit do të nisen prej sheshit “Zhahir Pajaziti”, në Prishtinë.


Sot mbahet mini-maratona “Vrapo edhe ti”

Sot mbahet vrapi tradicional “Mini Maratona 5Km”, ku mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohen fëmijëve talent në sport, të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin në mungesë të mjeteve.

Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë deri te rrethi i madh dhe kthimi në pikën fillestare, ku planifikohet të mbahen aktivitete të ndryshme.

Sipas organizatorëve, vrapimi unik prej 5 kilometrash “Vrapo edhe ti” sensibilizon kauza të ndryshme dhe ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke ia bart energjinë pozitive secilit pjesëmarrës dhe në fund duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit.

Këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohen fëmijëve talent në sport, të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitetin në mungesë të mjeteve.

Edhe Mbi 1200 pjesëmarrës në Maratonën e Prishtinës Arbëri 9 muaj më parë Mbi 1200 pjesëmarrës në Maratonën e Prishtinës

“Mini Maratona 5K” në vitin e parë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me autizëm dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në vitin e dytë me mbështetjen e Ministrisë për Mirëqenie dhe Komunën e Prishtinës, ka sensibilizuar gjendjen e grave të keqtrajtuara dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Qendra për mirëqenien të Gruas në Pejë, ndërsa në vitin e tretë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me kancer, ku nga mjetet e mbledhura nga shitja e numrave është rinovuar në tërësi Repartit i Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, transmeton KP.

Pjesëmarrësit në “Mini Maratona 5K”, mund të jenë moshave të ndryshme, vrapues për herë të parë, atletë profesionistë, studentë etj.

Fituesit zyrtarë do të ndahen në tri kategori dhe do të fitojnë shpërblime modeste, kategoria e femrave, e meshkujve dhe e fëmijëve.

Nga ora:

11:00 DJ dhe muzikë,

11: 15 Kangoo Dance me 4 performanca

Edhe Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të dielën më 22 mars Reklama 4 muaj më parë Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të dielën më 22 mars

12:00 vrap

12:30 -13:00 ndarja e shpërblimeve.