Iniciativa humanitare “Vrapo Babadimër”, është mbajtur të dielën nga ora 12:00 në Prishtinë.
Mini-maratona, ku kanë marrë pjesë mbi 1000 babadimra, ka filluar më 25 dhjetor për herë të shtatë, ndërsa janë parë duke vrapuar qindra njerëz me kostume babadimri.
Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, është nevojitur blerja e kostumeve të babadimrit, me qëllim që paratë të shkojnë për familjet në nevojë.

Ky edicion i shtatë i “Vrapo Babadimër” ishte i hapur për të gjithë pa dallime, të rritur dhe fëmijë, por edhe për persona me nevoja të veçanta.
Pjesë e kësaj mini-maratone ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me gruan e tij.

Përveç Komunës, “Vrapo Babadimër”, mbështetet edhe nga KFOR-i.


-
“Vrapo Babadimër” mbledh mbi 5 mijë pjesëmarrës në Prishtinë
-
SPAR Kosova mbështet Maratonën “Vrapo Babadimër” – 10 vite traditë, solidaritet dhe ndikim për komunitetin
-
Rama do të marrë pjesë në marshin e 17 shkurtit, "Trafiku Urban" do të jetë pa pagesë
-
Rama: Vazhdojmë bashkë, për Prishtinë që bashkon, krijon dhe frymëzon
-
Abdixhiku: Prishtina ka nevojë për vazhdimësi, Rama është zgjedhja e duhur