Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtetet e Lindjes së Mesme kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga aktivitetet futbollistike

Një grup i Federatave të Futbollit kanë kërkuar përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Por, Federata e Futbollit e Izraelit ka kërkuar nga FIFA që politika të qëndrojë larg sportit dhe të vazhdojë garimin dhe ta kërkojë kualifikimin në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, ka thënë të enjten se trupi qeverisës i futbollit evropian, nuk ka qëllime të tilla, pra përjashtimin e skuadrave izraelite.

Janë gjithsej 12-të shtete, përfshirë edhe Federatat e Futbollit të Palestinës, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që kërkojnë përjashtimin e Izraelit.

Letra u është dërguar 211 federatave të futbollit si dhe UEFA-s.

Edhe Federata turke i kërkon FIFA-s e UEFA-s ta largojnë Izraelin nga garat Futboll Federata turke i kërkon FIFA-s e UEFA-s ta largojnë Izraelin nga garat

Federata e Futbollit e Izraelit ka kërkuar që kjo kërkesë të refuzohet.

FIFA kishte dënuar Rusinë nga të gjitha aktivitetet futbollistike për shkak të pushtimit të Ukrainës.