Luis Hasa ka shënuar dy gola në fitoren e Juventusit U19 ndaj Benficas në garën evropiane për të rinj, “UEFA Youth League”.
Hasa të martën shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 63-të dhe realizoi supergol në minutën e 79-të për t’i dhuruar Juventusit U19 fitoren 3:2.
Benfica U19 është fituese në fuqi e kësaj gare. Për skuadrën portugeze dy gola i shënoi vëllai i Joao Felixit, Hugo Felix.
Edicionin e kaluar e mposhti në finale Salzburgun, pjesë e së cilës skuadër ishte Dijon Kameri.
Hasa 18-vjeçar ka katër gola të realizuar në pesë ndeshje.
Juventusi kalon në raundin tjetër me 10 pikë.
Edhe
Juve mposht Benfican, Zhegrova në stol
Ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Në ndeshjen e gjashtë të Grupit H, Juventusi e pret liderin, Paris Saint-Germainin, që ka 12 pikë.