Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria U21 në disavantazh pas pjesës së parë

Shqipëria U21 është në disavantazh pas pjesës së parë. Shpresat “kuqezi” pas 45 minutave të parë janë duke humbur nga Republika e Çekisë U21 me rezultatin 1:0.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe i takon kualifikimeve të Evropianit 2023.

Lojtari i Shqipërisë, Sergio Kalaj, shënoi në portën e vet në minutën e 35-të.