Kosova U21 është në disavantazh (0:1) pas 45 minutave të para në ndeshjen kundër Çekisë, e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri", e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.
Goli i vetëm në këtë pjesëlojë u shënua nga mbrojtësi i mysafirëve, Adam Gabriel, në minutën e 38-të.
Çekët gjithashtu ishin më të mirë në këtë pjesë, por edhe Kosova u mundua të rrezikonte disa herë.
Ndërkohë, Shqipëria, që është në grupin e njëjtë, po mposht Andorrën me rezultat 1:0 pas pjesës së parë.