Përfaqësuesja U21 e Kosovës është në disavantazh nga Çekia me rezultatin 2:0 pas pjesës së parë. Kjo ndeshje po zhvillohet në Budejovice dhe i takon Grupit G për kualifikimet në Kampionatin Evropian të vitit 2023 për këtë grupmoshë.
Golin e parë, Çekia e shënoi në minutën e dhjetë të ndeshjes pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës.
Ishte Vaclav Sejk që shënoi për epërsinë e çekëve, të cilën e dyfishoi Adam Gabriel në minutën e 38-të.
Kosova U21 u përball me Çekinë edhe javën e shkuar në Prishtinë, ku pësoi humbje me rezultatin 1:0.