Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 po pëson thellë nga Polonia

Kosova U21 është duke pësuar disfatë 3:0 pas pjesës së parë, në duelin në udhëtim te Polonia e kësaj grupmoshe.

Shpresat e Kosovës kanë pranuar tre gola në pjesën e parë të ndeshjes së dytë kualifikuese të Grupit D për “Euro 2025”.

Ariel Mosor në minutën e 25-të dhe Michal Rakoczy në minutat 30 e 44, shënuan golat për polakët.

Kosova U21 e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani, e fitoi ndeshjen e parë kundër Estonisë në Prishtinë, me rezultatin 2:0.

Ai ballafaqim u zhvillua në muajin qershor.