Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria U21 mposhtet nga Sllovenia

ernest Muci

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese të kësaj gjenerate për Kampionatin Evropian të vitit 2023.

Në ndeshjen e luajtur të premten në Slloveni, Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3:0 në ndeshjen e Grupit G. Përkundër humbjes, Shqipëria mbetet në pozitën e tretë në tabelë me nëntë pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Për Shqipërinë, kjo ishte humbja e parë në këto eliminatore pas tri fitoreve rresht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Shqipëria ka mundur të kalojë në epërsi qysh në minutën e tretë, por Ernest Muçi dështoi nga penalltia duke gjuajtur jashtë portës.

Golat e fitores për Slloveninë në këtë takim i shënuan David Bosilj (7’, 75’) dhe Aljosa Matko (24’).

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Kosovës U21. “Dardanët” e rinj kanë që kanë tri pikë, kanë regjistruar tre humbje rresht.