Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria pa Strakoshën ndaj Islandës dhe Moldavisë, nis grumbullimi i futbollistëve

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të kombëtares së Shqipërisë ndaj Islandës e Moldavisë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të një lëndimi që e mundon prej kohësh, transmeton kp.

Tani është konfirmuar që Strakosha nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, që në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.

FSHF-ja sot ka konfirmuar Edi Reya sot ka nisur grumbullimin e lojtarëve për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në udhëtim më 8 qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 qershor.

Edhe Berisha largohet nga stërvitja me Kombëtaren Shqiptare, Reja thërret një tjetër portier Sport Berisha largohet nga stërvitja me Kombëtaren Shqiptare, Reja thërret një tjetër portier

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reya do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Futbollistët e ftuar janë këta:

Image