Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria me fitore të thellë ndaj Armenisë

Futbollistet e Shqipërisë janë kthyer te fitorja në eliminatoret për Botërorin e vitit të ardhshëm. Të martën, Shqipëria fitoi 4:0 ndaj Armenisë.

Megi Doçi hapi serinë e golave në minutën e 13-të. Për 2:0 shënoi Kristina Maksuti në minutën e 22-të. Në fund të pjesës së parë realizoi Luçije Gjini për 3:0. Ndërkohë Maksuti shënoi gol tjetër në minutën e 58-të për 4:0.

Ndeshja është luajtur në Armavir të Armenisë dhe i takoi grupit F. Shqipëria mban pozitën e katërt me 10 pikë. Armenia është e fundit, pa pikë.