Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria mbyll edhe një ngjarje të madhe pa lënë gjurmë

Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë janë nderuar për të ndarë medalje për sportistë të suksesshëm të Lojërave Evropiane "Minsk 2019". Por asnjë medalje nuk është ndarë për sportistët e Shqipërisë në këtë ngjarje shumësportëshe që përfundon të dielën.

Kjo në fakt nuk është ndonjë gjë e re për ekipin olimpik të Shqipërisë. Shqipëria është në pritje të medaljes së parë në ngjarjet e mëdha shumësportëshe si Lojërat Olimpike e Lojërat Evropiane.

Në Minsk, Komiteti Olimpik i Shqipërisë ka dërguar ekip prej 12 sportistëve. Boksieri Krenar Zeneli i është afruar medaljes më së shumti. 23-vjeçari boksoi në kategorinë bantam (deri 56 kilogramë) dhe është ndalur të mërkurën nga britaniku Peter McGrail me rezultatin 5:0. Britaniku ishte bindës në meçin që siguronte të paktën medaljen e bronztë. Në një të tetën e finales, Zeneli ka mposhtur zviceranin Tiago Pugno.

Në boks, Shqipëria kishte më së shumti sportistë. Alban Beqiri është ndalur në 1/8 e finales në kategorinë uelter (69 kg), pasi në meçin e parë kishte fituar ndaj një francezi. Mikel Cullhaj është ndalur në duelin e parë në kategorinë deri 81 kilogramë, njëjtë si Arjon Kajoshi në kategorinë e mesme (75 kg)... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)