Shqipëria do ta nis në udhëtim te Ukraina edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.
Ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 7 shtator.
Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit 1 të Ligës B, ndërsa në verë do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian që organizohet në Gjermani.
Në Grupin B1 janë edhe Republika e Çekisë dhe Gjeorgjia.
“Kuqezinjtë” zunë vendin e parë në Grupin E kualifikues të Evropianit me 15 pikë, aq sa kishte edhe Republika e Çekisë.
Edhe
Shqipëria mposhtet nga Ukraina, bie në Ligën C
Në “Euro 2024” do të jetë në Grupin B me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Pas Evropianit, Shqipëria do të vazhdojë në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes me Ukrainën, më 10 shtator, Shqipëria e pret Gjeorgjinë.
Në muajin tetor, futbollistët e drejtuar nga braziliani Sylvinho, do t’i kenë dy ndeshje në udhëtim, te Çekia më 11 tetor, dhe te Gjeorgjia tri ditë më pas.
Edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, “kuqezinjtë” e mbyllin në shtëpi.
Më 16 nëntor përballen me çekët, ndërsa më 19 nëntor me ukrainasit.
Edhe
Shqipëria, e gatshme për “finalen” ndaj Ukrainës
Ndaj Çekisë, Shqipëria pati dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”.
Në Çeki barazoi 1:1, ndërsa në Tiranë fitoi 3:0.
