Lojtarëve të Shqipërisë u duhet të derdhin shumë djersë për të dalë fitues nga fusha e stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Kështu ka thënë të mërkurën përzgjedhësi i Shqipërisë, braziliani Sylvinho. Krahas angazhimit të lojtarëve në fushë, te Shqipëria presin ndihmën e madhe edhe nga tribunat e stadiumit të kryeqytetit.
Ndeshja Shqipëri – Çeki luhet të sonte nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Euro 2024. Në ndeshjen ndaj çekëve nuk do të jetë gati sulmuesi i Chelseat, Armando Broja. Por kombëtarja shqiptare do ta ketë në dispozicion mesfushorin me përvojë, Klaus Gjasula. Ndeshja e parë në Pragë pati përfunduar baras, 1:1. Shqipëria është lidere e Grupit E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje. Në vendin e dytë me tetë pikë nga katër ndeshje është Çekia.
-
Shqipëria e kompletuar vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë
-
Sylvinho vendos për lojtarët me të cilët “sulmon” vendin e parë
-
Pas dy humbjeve rresht, Shqipëria shpreson të kthehet te suksesi
-
Kuqezinjtë vlerësojnë Çekinë, por kërkojnë pikët
-
Shqipëria synon ta kalojë me sukses “finalen” e parë për “Euro 2024”