Futbollistët e U-21 të Kosovës do ta kenë të lehtë të motivohen për ndeshjen e ardhshme eliminatore, atë të 12 qershorit ndaj Norvegjisë, shkruan sot Koha Ditore.
Fushën do ta ndajnë me njërin prej futbollistëve të rinj më të vlerësuar në botë, supertalentin Martin Odegaard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmri i futbollistit që është në pronësi të Real Madridit është pjesë e listës së përfaqësueses Shpresa të Norvegjisë, që është bërë publike të martën. Norvegjia e pret Kosovën më 12 qershor në Drammen në kuadër të eliminatoreve për Euro 2019.
Për Kosovën është ndeshja e dytë, për Norvegjinë e para në këtë cikël. Kosova më 25 mars luajti ndaj Irlandës dhe u mposht 1:0. Por paraqitja e saj u vlerësua lartë, ndërsa u tha se fati mungoi për të marrë një apo tri pikë. Norvegjia vlerësohet nivel më i lartë, ndërsa pos saj në Grupin 5 janë edhe Gjermania, Izraeli e Azerbajxhani. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.