Sport

Kosova pret ndeshje të vështirë ndaj Norvegjisë, talenti i Realit shkel në Mitrovicë

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në futboll, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes kundër Norvegjisë për kualifikueset e Evropianit 2019, që zhvillohet në Itali.

Përzgjedhësi i shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi, ka paralajmëruar skuadrën e tij që e pret një ndeshje tejet e vështirë.

Nga ana tjetër lojtarët e përfaqësueses kosovare, mesfushori i Trepçës 89’, Florent Hasani dhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, janë shprehur të gatshëm për përballjen ndaj përfaqësueses skandinave.

Ekipi i Kohavisionit ka përcjell nga afër edhe stërvitjen e përfaqësueses të Norvegjisë, ku ishte prezent edhe ylli i kësaj skuadre, Martin Odegaard, që aktualisht luan i huazuar te Heerenveeni nga Real Madrid Castilla.

Ndeshja mes Kosovës dhe Norvegjisë zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19.00.

“Verdhekaltërit” momentalisht pozicionohen të dytit në Grupin e 5-të kualifikues të Evropianit, me 3 pikë të tubuara nga ndeshja e fituar me rezultat zyrtare 3:0 ndaj Norvegjisë.