Mesfushori Martin Odegaard e vlerëson “shokues dhe dëshpërues” faktin që përfaqësueses U-21 të Norvegjisë në futboll iu mohuan tri pikë përballë Kosovës, në kuadër të eliminatoreve për kampionatin evropian të vitit 2019, përcjell e përditshmja norvegjeze “Dagbladet”.
Ai thotë se nuk e përjetoi fare mirë dramën për shkak të së cilës Norvegjia mbeti pa pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Odegaard insiston se gjithë agresivitetin nga ky dëshpërim do ta nxjerrin në fushë, gjatë ndeshjes së ardhshme të Norvegjisë me Kosovën, që zhvillohet më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Më 12 qershor përfaqësuesja U-21 e Norvegjisë triumfoi 5:0 përballë Kosovës në ndeshjen e luajtur në Drammen. Por më vonë erdhi vendimi i UEFA-s se fitorja do t'i takojë Kosovës me rezultatin zyrtar 3:0... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.