Dy gola në ndeshjen e parë të botërorit të femrave kundër Australisë dhe lavdërimi nga legjenda Paolo Rossi, kanë bërë që sulmuesja e Juventusit, Barbara Bonansea, të vlerësohet lart nga të gjithë.
Me golat e Bonanseas, Italia që ka munguar në botërorin e femrave për dy dekada, nisi me fitore (2:1) në kuadër të Grupit C, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP-së.
Pas shkëlqimit në ndeshjen e parë, tek Italia po presin që Bonansea të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në duelin kundër Xhamajkës, që luhet të premten (sot) në Reims.
Me fitore eventuale edhe në këtë ndeshje, Italia do të siguronte automatikisht kalimin në fazën e nokautit. Në këtë grup bën pjesë edhe Brazili, me të cilin do të përballet në ndeshjen e fundit të kësaj faze.
"Paolo Rossi i futbollit të femrave? Po, përfundimisht e shoh veten tek Barbara që po del të jetë lojtarja kryesore e Italisë në këtë botëror. Barbara është shumë e talentuar, e shpejtë dhe di të shënojë gola. Ka të gjitha cilësitë që i duhet një sulmueseje të klasit botëror", ka thënë Rossi, i cili me Italinë ka fituar botërorin në vitin 1982.
Edhe
FIFA paraqet dhjetë përfaqësueset që synojnë të kthehen në skenën më të madhe
Përfaqësuesja e meshkujve të Italisë dështoi vitin e shkuar të kualifikohet për botërorin "Rusia 2018" dhe tash ekipi i trajneres Milena Bertolini po i bart shpresat e kombit në skenën botërore.
Italia është kualifikuar vetëm tri herë në botërorin e femrave, me paraqitjen e fundit në vitin 1999 në SHBA ku përfundoi në pozitën e nëntë. Suksesin më të madh, Italia e regjistroi në vitin 1991 në Kinë kur arriti deri në gjysmëfinale të këtij turneu....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)