Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, pritet të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i ri i skuadrës së Empolit, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të shtunën.
Empoli ka arritur marrëveshje me Cesenan për transferimin e sulmuesit 20-vjeçar dhe do t’i kushtojë 2.2 milionë euro.
20-vjeçari në edicionin e kaluar me Cesenan në Serie C, realizoi 12-të gola.
Shpendi i ka kaluar të gjitha grupmoshat e Cesenas, ndërsa me Shqipërinë U21 ka pesë paraqitje dhe dy gola të shënuar.
Artikuj të ngjashëm