Xhudisti Shpati Zekaj ka debutuar të dielën në garat e nivelit Grand Prix. Ai garoi në kategorinë deri 100 kilogramë, ndërsa u rendit i shtati në fund.
Te vendi i shtatë Zekaj arriti falë një fitoreje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raundin e parë xhudisti pejan ishte i lirë. Në raundin e dytë me Waza-Ari e mposhti algjerianin Mustapha Yasser Bouamar. Tutje Zekaj nuk mund të shkoj. Në çerekfinale u ndal nga Asley Gonzalez i Rumanisë. Në repesazh e mposhti gjermani Falk Petersilka.
Zekaj 21-vjeçar është në kërkim të sukseseve në nivelin senior. Në Zagreb kanë garuar edhe Laura Fazliu e Flaka Loxha. Laura u rendit e treta në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa Flaka e pesta në kategorinë deri 57 kilogramë.