Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani: E dija se fitorja do të vinte

Bekim Shotani ka thënë se fitorja ndaj Malishevës ka ardhur si rezultat i ndeshjeve të mira që kanë bërë në tri xhirot e kaluara.

Drenica fitoi 2:1 në udhëtim te Malisheva të shtunën.

“Mendoj se kjo fitore ka ardhur si rezultat i tri ndeshjeve të mira radhazi. Për fat tonin të keq, nuk kishim marrë rezultate pozitive. Por, aspekti tekniko-taktik ka ekzistuar. Djemtë po ngritën nga ndeshja në ndeshje dhe ka shenja pozitive për lojë të mirë. Kishim dëshirë për fitore, nuk kishim ardhur për t’u mbrojtur. Kishim një kundërshtar që vinte nga fitorja dhe ishte shumë i motivuar. U fokusuam në elemente ku mund të shënonim dhe aty i goditëm”, ka deklaruar pas ndeshjes Shotani.