Është hedhur shorti për ndeshjet në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Gjiganti anglez, Manchester United do të përballet me Andelechtin, dhe ndeshjen e parë e luan si mysafir, transmeton Koha.net.
Lyoni, që eliminoi Romën, në këtë fazë do të luajë ndaj gjigantit turk Besiktas.
Kurse Ajaxi luan ndaj Schalkes, e Celta Vigo e pret Genkin.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 13 prill, kurse ato kthyese më 20 prill.

Artikuj të ngjashëm