Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shorti i lehtë për Cityn në Champions, por jo edhe për Barcelonën

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City ka pasur një short relativisht të lehtë për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Të hënën, në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për këtë fazë, në të cilën janë të përfshira 16 skuadrat më të mira të fazës së grupeve. Fituesit e grupeve të Championsit ishin bartës në short, ndërsa nuk kanë munguar as befasitë. Në 1/8 e finales, Manchester City do të ketë punë me skuadrën nga Danimarka, Copenhagen. Ndeshja e parë do të luhet në Danimarkë dhe City është favorit absolut për të avancuar në çerekfinale.

Për dallim prej Cityt, Barcelona do të ketë përball kundërshtar të vështirë në 1/8 e finales. Barcelona në këtë fazë do të luajë kundër Napolit, me ndeshjen e parë që luhet në Itali.

Edhe përfaqësuesi tjetër i Italisë, Interi do të ketë punë të vështirë pasi do të përballet me Atletico Madridin. Ekipi i tretë nga Serie A, Lazio e pret në ndeshjen e parë Bayern Munichut, ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve. Arsenali do të përballet me Porton, ndërsa Leipzigu do të ketë punë me Real Madridin. PSG-ja, pengesë në 1/8 e finales e ka Real Sociedadin, ndërsa Borussia Dortmundi vlerësohet favorit kundër PSV Eindhovenit.

Ndeshjet e para të kësaj faze, do të zhvillohen më 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 5/6 dhe 12/13 mars të vitit të ardhshëm. Finalja e këtij edicioni të Championsit do të mbahet më datën 1 qershor dhe atë në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Edhe Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions Futboll Real Madrid – Manchester City, ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Champions

Çiftet e fazës nokaut:

Porto – Arsenal Napoli – Barcelona PSG – R. Sociedad Inter – Atl. Madrid PSV Eindhoven – B. Dortmund Lazio – Bayern M. Copenhagen – Man. City Leipzig – Real Madrid

Image