Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e Vllaznisë në grup të vështirë në Champions

Vllaznia në konkurrencën e femrave i ka mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në shortin që është tërhequr të hënën në Nion të Zvicrës.

Skuadra e vetme shqiptare që do të paraqitet në këtë fazë bën pjesë në Grupin A së bashku me Chelsea, PSG-në dhe Real Madridin.

Ky cilësohet si grup tejet i vështirë për ekipin shqiptar.

Vllaznia do të debutojë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.