Sport

Short i lehtë për Barcelonën, vështirë për Mallorcan e Muriqit

Barcelona do të ketë punën më të lehtë në letër për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.

Pas shortit të tërhequr të shtunën, Barcelona është caktuar të luajë në udhëtim te Ceuta, skuadra e kategorisë së tretë e futbollit spanjoll.

Real Madridi do të luajë po ashtu në udhëtim, te skuadra e Villarrealit.

Atletico Madridi luan kundër Levantes, ndërsa Real Betisi e pret Osasunan.

Sevilla do të udhëtojë tek Alavesi.

Valencia do të ketë punë me Sporting Gijonin, kurse Mallorca e Vedat Muriqit, do të luajë në udhëtim te Real Sociedadi.

Muriqi kontribuoi me një gol e një asistim për Mallorcan në kalimin e kundërshtarit paraprak.

Athletic Bilbao përballë do ta ketë Espanyolin në Bilbao.

Ndeshjet e këtij rrethi të garës do të luhen nga 17 deri më 19 janar.