Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mallorca e Muriqit kundër Sociedadit në Kupë

Mallorca e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, do të luajë kundër Real Sociedadit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Mallorca në çerekfinale e eliminoi lideren e La Ligas spanjolle, Gironan, duke e mposhtur me rezultatin 3:2.

Me këtë fitore, Mallorca e ndali serinë e 17 ndeshjeve pa disfatë të klubit nga Katalonja.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Mbretit pas shortit të tërhequr të premten, do të jetë ajo mes Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.

Atletico e eliminoi Real Madridin në vazhdime 4:2, ndërsa Bilbao fitoi ndaj Barcelonës, po ashtu pas vazhdimeve.

Edhe Muriqi me Mallorcan në finale të Kupës së Spanjës Sport Muriqi me Mallorcan në finale të Kupës së Spanjës

Mallorca do të jetë vendëse në ndeshjen e parë, njësoj si Atletico Madridi.

Ndeshjet e para do të luhen në fillim të muajit shkurt, kurse ato kthyese, do të zhvillohen në fundin e muajit të ardhshëm.