Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi synon formë të lartë edhe ndaj Atletico Madridit

Vedat Muriqi

"Pirati" Vedat Muriqi, nuk fundoset me Mallorcan

Vedat Muriqi me Mallorcan të dielën nga ora 14:00 do të jenë kundërshtarë të Atletico Madridit në ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 21-të La Ligas.

Muriqi të shtunën e kaluar shkëlqeu duke realizuar “hat-trick” në fitoren 3:2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi i Kosovës është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion në kampionatin spanjoll me 14 gola të realizuar. Listës i prin sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe me 19 gola.

Pas Muriqit janë emra të mëdhenj si Ferran Torres me 11 gola e Robert Lewandowski me nëntë.

Muriqi ka tre gola të shënuar ndaj Atleticos që prej transferimit te Mallorca.

Mallorca e Muriqit ka 21 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Atletico ka 41 pikë dhe e zë vendin e katërt. Lider është Barcelona me 49 pikë.

Edhe Muriqi përballë yjeve të Barcelonës Futboll Muriqi përballë yjeve të Barcelonës

Liderja Barcelona të dielën nga ora 16:15 e pret Real Oviedon, që është në pozitën e fundit me 13 pikë. Barcelona ka 49 pikë në vendin e parë, një më shumë se Real Madridi. Reali u afrua pasi Barcelona u mposht në xhiron e kaluar 2:1 nga Real Sociedadi.

Reali të shtunën nga ora 21:00 do të jetë mysafir i Villarrealit. Villarreali është në pozitën e tretë me 41 pikë. Pritet të jetë ndeshje e vështirë.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Alvaro Arbeloa, Reali ka shënuar dy fitore radhazi në të gjitha garat.