Shorti i 16-të skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit u tërhoq ditën e premte dhe ka dhënë tetë çifte shumë të forta.
Real Madridi do të luajë në udhëtim te Elche, kurse Barcelona luan në udhëtim te Athletic Bilbao.
Atletico Madridi po ashtu si mysafir ballafaqohet me Real Sociedadin. Atletico Baleares – Valencia, Girona – Rayo Vallecano, Sporting Gijon – Cadiz, Mallorca – Espanyol janë çiftet tjera.
Ndërkohë, ballafaqimi më interesant pritet të jetë “El Gran Derbi”, dueli i rivalëve të qytetit mes Betisit dhe Sevillas.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit do të luhen në mesin e janarit.

Artikuj të ngjashëm