Fenerbahçe është shokuar të martën mbrëma nga Ankaraguçu. Fenerbahçe që po lufton bashkë me Galatasarayn për titull të kampionit, u eliminua në çerekfinale të Kupës së Turqisë – duke u mposhtur thellë 3:0 nga Ankaraguçu - në ndeshjen e zhvilluar në Ankara.
Ankaraguçu shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës turke të futbollit.
Olimpiu Morutan shënoi golin e parë në minutën e 10-të. Shenoi edhe Anastasios Chatzigiovannis. Ai realizoi në minutën e 33-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Garry Rodrigues në minutën e 87-të.
Në gjysmëfinale, Ankaraguçu e pret fituesin e ndeshjes Beshiktash – Konyaspor.
Feneri në kampionat është në vendin e dytë me 70 pikë, dy më pak se Galatasaray.