Fenerbahçe ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë. Skuadra e madhe turke të mërkurën mbrëma e fitoi bindshëm gjysmëfinalen kthyese ndaj Sivassporit, 3:0.
Vetëm falë këtij rezultati Fenerbahçe kalon tutje, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola.
Golat e fitores vendësit i shënuan në pjesën e dytë, me Ferdi Kadioglun, Mitchy Batshuayin dhe Joshua Kingun.
Në finale të Kupës, Fenerbahçe luan me fituesin e ndeshjes Bashakshehir – Ankaragucu. Bashakshehiri e ka fituar ndeshjen e parë 1:0, ndërsa ajo kthyese luhet të enjten.
Artikuj të ngjashëm