Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkupi fiton dhe shkëputet në tabelë

Skuadra e Shkupit ka fituar të dielën përballë Makedonijas me rezultatin 1:0 dhe është shkëputur në tabelën e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Shkupi mori pikët e plota në kuadër të xhiros së 15-të.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Mario Mladenovski, në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Shkupi kryeson në tabelë me 31 pikë, dy më shumë se Shkëndija e Tetovës.

Tetovarët të shtunën barazuan me Bregalnicën në udhëtim, 2:2.

Edhe Shkëndija thotë se Vardari po favorizohet, paralajmëron ankesë në UEFA Futboll 4 muaj më parë Shkëndija thotë se Vardari po favorizohet, paralajmëron ankesë në UEFA

Të shtunën luajti edhe Gostivari, që në udhëtim barazoi pa gola.

Dueli i skuadrave shqiptare mes Strugës dhe Voska Sportit është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.