Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkupi e fiton derbin shqiptar me Strugën

Skuadrat shqiptare Shkupi dhe Struga zhvilluan të dielën ndeshjen e xhiros së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fitues doli Shkupi, që mposhti kampionen në fuqi, Strugën, me rezultatin 2:0.

Braziliani Queven shënoi për 1:0 në minutën e 52-të, kurse Arbi Vosha, në minutën e fundit të ndeshjes realizoi për 2:0. Vendësit e humbën edhe një penallti në minutën e 63-të. Shkupi në vendin e parë ka 18 pikë nw nwntw ndeshje, tri më shumë se Struga e vendit të katërt, që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Të dielën u takuan edhe dy skuadra tjera shqiptare që bëjnë gara në elitë. Gostivari dhe Shkëndija barazuan 2:2. Shkëndija ka 17 pikë në tetë ndeshje të luajtura, kurse Gostivari i parafundit ka shtatë pikë në nëntë ndeshje. Ndërkohë, ekipi i pestë shqiptar, Voska, u mposht në udhëtim te Sileksi, 4:2. Voska në pozitën e 10-të ka po ashtu shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm