Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkolla e komuniteteve, aty ku mësohet jo vetëm futbolli

Me portën në krahun e djathtë, rreth gjashtë metra larg prej saj, Elvir Gashiani goditi topin fuqishëm me volej.

Topi u fërkua me pjesën e poshtme të traversës dhe përfundoi në rrjetë. Gashiani, që ishte më i vogli prej atyre që po luanin në atë pjesë të fushës, nisi një festë të veçantë, me një vallëzim karakteristik, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E veçantë është edhe shkolla në të cilën 11-vjeçari po i mëson magjitë e lojës së futbollit. Është shkolla e vetme e këtij lloji në Kosovë. Quhet Shkolla e Futbollit e Komuniteteve. Në të, nga dy herë në javë, paraditave të së shtunës e së dielës, ushtrojnë fëmijë të komuniteteve romë e ashkalinj.

Më 1 korrik të vitit 2015 ka nisur ky projekt që implementohet nga Organizata Joqeveritare PRAM (Përparimi Rinor i Ashkalinjve të Mitrovicës). Mbi 100 fëmijë të këtyre dy komuniteteve janë aktivizuar në shkollën e futbollit prej atëherë.

Aktualisht pjesë e shkollës janë rreth 60 fëmijë. Projekti realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë Organizatës PRAM me klubin Trepça '89, që aktualisht është kampion i Kosovës në futboll për seniorë e po ashtu për grupmoshën e kadetëve...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.