Shkëndija e Tetovës është treguar superiore ndaj kampionit të Uellsit, TNS, duke e mposhtur me rezultat 5-0.
Ky ishte takimi i parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Lojtari më i mirë i takimit pa dyshim ishte Ibrahimi, i cili e tundi katër herë portën kundërshtare. Ky është një fillim superior i Shkëndijës, por edhe i Ibrahimit në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë e ka shënuar Emini në minutën e 14-të, kurse Ibrahimi që ishte në formë shumë të mirë ka shënuar katër gola (38’, 53’, 60’ dhe 66’).
Ndeshja u zhvillua ne stadiumin Filipi II ne Shkup.
Artikuj të ngjashëm