Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në rrethin tjetër të garave të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Maqedonisë edhe pse është mposhtur sonte me rezultat 4-0 nga kampioni i Uellsit, TNS, ka kaluar në rrethin tjetër të garave, falë fitores që ka pasur në ndeshjen e parë me rezultat 5-0.
Më i merituari për kualifikimin e Shkëndijës është Ibrahimi, i cili në takimin e parë e tundi katër herë portën kundërshtare.
Sonte po ashtu është kualifikuar edhe klubi tjetër shqiptar, Kukësi, kurse Drita e Gjilanit e ka përfunduar garën në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht nga Malmo.