Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija pëson nga Hajduku në Ligën e të Rinjve

Shkëndija e Tetovës ka humbur 2:0 nga Hajduku i Splitit në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së të Rinjve të UEFA-s (UEFA Youth League).

Ndeshja është luajtur të enjten në Shkup.

Filip Çuiq ka shënuar dy golat për skuadrën kroate.

Ndeshja e kthimit luhet më 20 tetor në Split.

Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve kalon në raundin e dytë.

Të mëkurën, skuadra që përfaqëson Shqipërinë, Akademia e Futbollit, pësoi 3:0 nga Septemvri Sofia. Ndeshja e kthimit me skuadrën bullgare është më 19 tetor në Elbasan.