Skuadra nga Tetova do të ndeshet me Milanin në Ligën e Evropës.
Ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit të Shkëndijës po afrohet.
Tetovarët do të ndeshen me gjigantin italian Milan këtë të enjte në stadiumin San Siro, transmeton kp.
Skuadra është nisur sot drejt qytetit të modës, ku do të kryejnë disa stërvitje para ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë zhvillohet më 17 gusht, kurse ajo e kthimit më 24 gusht në Shkup, ku edhe pritet një numër i madh i tifozëve shqiptar në përkrahje të klubit kuqezi.
Artikuj të ngjashëm