Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka ndaj Milanit në Ligën e Evropës

x

Sunderlandi do të kthehet në garat evropiane për herë të parë që prej vitit 1973 dhe do të ketë ndeshje në stadiumin ikonik “San Siro”. 

Kështu është vendosur të premten në shortin e tërhequr në Monako për Ligën e Evropës. 

Sunderlandi, që për kapiten e ka Granit Xhakën,  përfundoi në pozitën e shtatë në Premier League. Do të përballet me shtatë herë kampionin e Evropës, Milanin, në njërën prej tetë ndeshjeve të fazës së ligës. 

Xhaka do të ketë edhe përballje direkte me Arbër Hoxhën, që aktivizohet te Dinamo e Zagrebit.

Sunderlandi për kundërshtarë do ta ketë edhe AZ Alkmaarin, Anderlechtin, Jagiellonian, Lech Poznanin, Levski Sofian dhe Torreensen. 

Prej skuadrave të mëdha në Ligën e Evropës është edhe Juventusi. 

Edhe Xhaka synon edhe më shumë suksese me Sunderlandin Futboll Xhaka synon edhe më shumë suksese me Sunderlandin

Kundërshtarët e Juventusit janë Real Sociedadi, AZ Alkmaari, Rennesi, Ferencvaroshi, Omonia, Celta, NEC Nijmegeni dhe Hapoel Beer-Sheva. 

Milani do të ballafaqohet edhe me Benfican, Olympiacosin, Ferencvaroshin, Salzburgun, Bournemouthin, Ararat-Armenian dhe Levski Sofian.