Dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi kanë shënuar fitore ndaj Makedijna GP, përkatësisht Voska Sport.
Shkëndija mposhti Makedoninja GP me rezultatin 1:0, kurse Shkupi Voskën me rezultatin 3:0.
Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, Struga barazoi pa gola me Rabotniçkin.
Të tria ndeshjet e u zhvilluan të dielën dhe i takuan javës së 19-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi është bërë lider me 41 pikë, ndërsa Struga ka rënë në vendin e dytë me një pikë më pak. Shkëndija është në vendin e tretë me 38 pikë.